Totaj ka pritur përfaqësues nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale nga Këshilli i Evropës.

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës ka nisur projektin “Forcimi i qeverisjes shumënivelëshe dhe demokracisë pjesëmarrëse”, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit mes autoriteteve qendrore dhe lokale në Kosovë.
Si pjesë e këtij projekti, sot prita ekspertët ndërkombëtarë dhe vendës për të diskutuar për avancimin e qeverisjes lokale dhe zbatimin e standardeve evropiane.
Takimi shërbeu për identifikimin e mundësive dhe sfidave, duke kontribuar në zhvillimin e rekomandimeve dhe krijimin e një plani veprimi për forcimin e demokracisë lokale në Kosovë.