Totaj: Teleferiku dhe parkingjet, dy prioritet tona të mandatit të ri

 Kryetari aktual i Prizren dhe kandidati për mandat të ri, Shaqir Totaj, ka prezantuar objektivat prioritare për katër vitet e ardhshme, duke identifikuar çështje të cilat sipas tij nuk janë adresuar ende plotësisht – nisur nga parkingjet, teleferiku, mirëmbajtja dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe mobilitetit në çdo lagje dhe në çdo fshat. Ai ka theksuar se ndër prioritetet kryesore është ndërtimi i tre parkingjeve të reja me kapacitete të larta, realizimi i projektit të teleferikut të Kalasë, vijimi i mirëmbajtjes së infrastrukturës ekzistuese, përmirësimi i shërbimeve të pastërtisë në qytet, si dhe ndërtimi i rrethrrotullimeve të reja bazuar në analizën mobiliteti. Totaj tha se do të sigurojë kontinuitet investimesh në çdo lagje dhe fshat, me qëllim rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët. Ky qasje, sipas Totajt, e reflekton vizionin për një Prizren funksional, ku çdo investim është i matshëm dhe i drejtë për secilin qytetar të komunës.