Totaj uron besimtarët për Fitër Bajramin gjatë vizitës në KBI Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorë, asamblistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku u prit nga kryetari Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë të KBI-së.
“Me rastin e Fitër Bajramit, së bashku me drejtorë e asamblistë si dhe me bashkëpunëtorë të kabinetit vizituam sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku u pritëm nga kryetari Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorë të KBI-së”, tha Totaj.
Ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë, duke shtuar: “Me këtë rast, përçuam urimet te të gjithë besimtarët e fesë islame, duke u dëshiruar dashuri, mirëqenie dhe begati në familjet e tyre”.
“Urime Fitër Bajrami!” përfundoi ai.