Vazhdojnë, me intensitet të lartë, punimet infrastrukturore,në Prizren, shtrimi e trotuareve në unazën kryesore pritet të kryhet para sezonit veror.

                       Sot, në takimin kryetarit të komunës së Prizrenit Shaqir Totaj me drejtorët e ekzekutivit të kësaj komune u raportua për aktivitet e fundit që po i bënë komuna në shërbim të qytetarëve, Fillimisht për punën drejtorisë së Shërbimeve publike raportoi drejtor Çelë Lamaj duke theksuar se tashmë janë një varg punësh duke u kryer në teren dhe me këtë rast përmendi edhe disa nga këto punime. Drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale njoftoi edhe për shumë pako ushqimore të cilat po ndahen me rastin e muajit të Ramazanit, Kurse Drejtori i financave Sulltan Badallaj paralajmëroi se inkasimi i mjeteve vetanake është duke pasur rritje,Drejtoresha e Turizmit u fokusua mbi punë që po bëhet në përgatitje të panaireve Përgatitjet për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe ai i Kulturës Adem Morina raportoi edhe për tri kupat e fituara që tashmë janë sjellë në Prizren, .. Organizimin e verës kulturore që do të hapet gjatë kohës së pushimeve të bashkatdhetarëve nga diaspora. kurse edhe për punët tjera zëdhënësja e Komunës Jona Hoxha, shpjegon se tani më edhe në bujqësi është përfunduar koha për konkurrimin e fermerëve sa i përket subvencioneve në bujqësi. Po bëhet plani për deratizimin e Prizrenit (largimin e brejtësve nga kanalizimet). Projekti për ngritjen e strehimores së qenve endacakë dhe trajtim e tyre. Ka filluar hartimi i projektit për rinovimin e objektit të zjarrfikësve. Po inspektohen lokalet që shfrytëzojnë hapësirat publike. Po bëhet lirimi i parkingjeve ilegale. Po inspektohen marketet për harmoninë e çmimeve në rafte dhe të pagesës në kasa,, pwr tw cilat njoftoi zëdhënësja Jona Hoxha./www.qendrapress.com/