Vdes një 4-vjeçar në Kaçanik pasi ra në bunar 
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.Rasti ka ndodhur rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë të Kaçanikut, dhe pas angazhimit të Policisë dhe Zjarrfikësave, është nxjerrë nga bunari trupi i pajetë i viktimës.”Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën “Natyra” të Kaçanikut, një fëmijë mashkull, i moshës 4 vjeç ka rënë në një pus (bunar). Menjëherë Policia, Emergjencë, si dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrë pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me këtë ështe njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, njoftoi Veseli. /Reporteri.net/.