Vdes një polic kufitar në Jarinë

                          Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në pikën kufitare në Jarinë. Polici, Rexhep Sejdiu ka vdekur sot në vendin e tij të punës derisa po shërbente në pikën kufitare. Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani ka deklaruar se polici Sejdiu ishte duke shërbyer në pikën kufitare në Jarinë dhe gjatë ndërrimit të natës ka ndërruar jetë. “Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinë. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, ka thënë Elshani. Ai thotë se dyshimet e para janë për vdekje natyrale. Polici tashmë i ndjerë ishte pjesë e Njësive Speciale të Policisë Kufitare. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe pas procedurave dërgohet te familja për varrim./