Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zaim Asllan Pulaj, varroset me nderime të larta ushtarake.

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zaim Asllan Pulaj, varroset me nderime të larta ushtarake, në prani të familjarëve, miqve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëveprimtarëve, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të thellë për kontributin, sakrificën dhe veprën e tij në shërbim të lirisë së Kosovës.
Këto nderime ushtarake përfaqësojnë një vlerësim të merituar për rrugëtimin e tij si luftëtar i lirisë, për guximin e treguar gjatë veprimtarisë së tij atdhetare dhe për plagët e marra në përballje me forcat armike, duke mbetur gjithmonë i palëkundur në idealin e shenjtë për një Kosovë të lirë.
Lavdi dhe nderim i përjetshëm për heroin e heshtur të lirisë!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.