Vetëvendosja ,Qendra në  Prizren, kërkon sqarim urgjent  për ndarjet e subvencioneve   të komunës

Vetëvendosja Qendra në  Prizren, sot ka mbajtur  konferencë për media  ku  ishin Dafina Alishani dhe Ilir Gashi, të cilët me këtë rast  tha se  janë shtyrë  nga  ankesat e  shumta  që kanë marrë nga OJQ  dhe klubeve , jemi detyruar të  ftojmë  për këtë  sqarim urgjent  për ndarjet e subvencion e  të komunës së  Prizrenit, Ajo tha se  Dyshimet për ndarjen  e subvencioneve i kemi bazuar  në OJQ të cilat kanë  përfitime të mëdha  tha ajo e regjistrimet e tyre  janë të vonshme

Derisa  Ilir  Gashi u përqendruar  lidhur me  siç  tha ‘’  zanafillën e këtij abuzimi fillon me Komisionin Vlerësues, i cili është përzgjedhur personalisht nga kryetari  Shaqir Totaj. Përzgjedhje që nuk lë vend për rastësi, por vetëm për klientelizëm të hapur politik. Ky komision më shumë i ngjan një sektori partiak të nëndegës së PDK-së sesa një trupi profesionist’’ tha  Ilir Gashi. Pastaj ai  vazhdoi kjo nuk është politikë kulturore, kjo është kapje e skenës kulturore. Kryetari nuk po mbështet vlerat, por po ndërton një mekanizëm klientelistë  ku financimi varet nga bindja politike, jo nga merita tha ai.

Ata kërkuan që  sa më parë të  organizohet një konferencë sqaruese,  lidhur më këtë. Kurse ata  pohon  se  mbështesin tashmë  iniciativën  që  Prizreni të shpallet Qytet  sportiv, por të mos  indinjohen pikërisht ata sportistë Besojmë se  këto sqarime  do ti  bëjë  me një konferencë në të ardhmen edhe  vetë  komuna e Prizrenit