Vexhi Halili,- Shqiponjë Pashtriku- i përkushtuari në UÇK për lirinë e Kosovës-;Shkruan;Liridon LUSHAJ.

                     Të shkruash ndonjë varg,apo pjesë tregimi për komandant ‘’Prizrenin’’ apo siç  në  luftë e quanin Shqiponja Pashtrikut  që ishte ,Ish oficeri i lartë pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i njohur me nofkën “Prizreni”, dikur oficer i Shërbimit Informativ, Vexhi Halili , duhet rikthyer veten në kohë lavdie  atëbotë  kur ky burrë  nga Kukësi  me të filluar  lufta në Kosovë,  ai ishte në krye  të  kësaj lufte, duke mos kursyer  as  djersën, e as  jetën e tij  për  asnjë  çast . Ai  ishte tashmë  bashkëluftëtar i pa ndarë  i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Haki Drenicës e burrave që ishin në  fronte luftë  si Bislim Zyrapin ,Fatmir Limaj e  Ramiz Ladorovci dhe  trima tjerë që  luftonin  për lirinë e  Kosovës. Nga  kujtimet e  Vexhiu  ne  po ndajmë  vetëm tri katër raste si dhe  vizioni e këtij strategu. Se pari  po rikujtojmë  çastin kur ai  tregon se  tashmë është pjesë e UÇK-së. Duke e ditur për karakterin e fortë të tij dhe përkushtimin kombëtar të Cen Përzhita, vendosa t’i tregoj se ku kisha qenë muajin që kam munguar. ‘Baba Cen, dje sa jam kthyer nga zemra e UÇK-së. Aty pashë shumë guxim e trimëri dhe prapë do të shkoj veç se kemi ca punë për t’i kryer në Tiranë.’ – i thashë unë. Ju mbushën sytë me lot dhe ashtu duke belbëzuar më thotë: ‘Qohu bir i babës të të përqafoj tash. Edhe në vdeksha nuk më mbetet asgjë merak.’ Këtë veprim e bëri duke më puthur në ballë. Sipas ish ushtarakut, kjo ishte një storie e rëndë dhe baba Cen vazhdimisht belbëzonte e qante. Shihej pengu i madh i brezave të vjetër,pastaj shpjegon kur  takohet me Kadri Veselin , dhe  i tregon  në orte  para  të  luftës se
brenda një ore, 35 intelektualë e ushtarakë kukësian mbushën pyetësorët për t’iu bashkuar UÇK-së

 Kurse një  sekuencë   Përjetim nga lufta, rrëfim emocionues, Vexhi Halili,tregon,derisa e kalojnë  kufirin , kur Hashim 𝐓𝐡𝐚𝐜̧𝐢 𝐧𝐚 𝐭𝐡𝐚, 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐩𝐨 𝐤𝐚𝐥𝐨𝐣, 𝐞 𝐧𝐞̈𝐬𝐞 𝐛𝐢𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐢𝐧𝐚, 𝐣𝐮 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧𝐢 𝐦𝐛𝐢 𝐟𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐦𝐢𝐧 𝐭𝐢𝐦.

Apo një rast i tretë , kur komandant “Plaku” (Xheladin Gashi, tashmë i ndjerë) duke përcjellë për në front ushtarakët e UÇK-së, ndër ta Kadri Veseli (“Luli”),  Bislim Zyrapi, Sali Veseli, Vexhi Halili, e shumë të tjerë.. Të cilët  kalonin kufirin dhe padyshim kishin ra në pritë. Prandaj Vexhi Halili vazhdimisht porositë se ‘’ Kosova nuk guxon ta humbë të tashmen e krijuar me aq punë e sakrificë, pasi që humbja e të sotmes të kthen gjithnjë në të djeshmen, e koha është për të punuar për të nesërmen.” Këto janë  vetëm  disa  nga  përjetimet e  Vexhiu  në  pjesë të  luftës, Por,puna e  tij  dhe  dashuria  për lirinë e Kosovës  kanë  vazhduar edhe pas luftës, duke  qenë  në ndihmë të pakursyer të ; Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe  vete  zhvillimit të  Republikës së Kosovës. Prandaj,  kjo figurë   jo që duhet të respektohet, por duhet  gjetur  shumë  forma e shumë mundësi ti qëndrojmë  afër  këtyre prijatarëve të lirisë, që  meritojnë  shumë  për lirinë të cilën po e gëzojmë. Figura e  këtij profesori e  njohësi  të zhvillimeve   strategjike duhet respektuar  sa herë  shihen e sa herë  takohen/QendraPress/