Zjarri në  fabrikën e stiroporit në Mushnikoëv,  ka shkatuar dëm mbi 400 mije euro

/Foto improvizuese nga Fb/

             Sipas njoftimit të  policisë  Rajonale në  Prizren, me datë 7.04.2026, rreth orës 3:00, te natës  Policia ka pranuar informatë se në fshatin Mushnikove, në Prizren, kishte shpërthyer një zjarr në një fabrikë të stiroporit. Patrulla policore i është përgjigjur menjëherë rastit, së bashku me njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, duke e vënë situatën plotësisht nën kontroll. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Hetuesi i Stacionit Policor në Prizren si dhe njësia e Krim-Teknikës. Sipas informatave të grumbulluara nga dëshmitarët dhe pronari i fabrikës, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një makineri që përdoret për thithjen e pluhurit. Dëmi material i shkaktuar nga zjarri vlerësohet të jetë mbi 400,000 (katërqind mijë) euro, sipas deklarimit të viktimës. Një punonjës i fabrikës është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi kishte probleme me frymëmarrjen si pasojë e tymit, por sipas mjekut kujdestar nuk ka pësuar lëndime të dukshme. Lidhur me rastin është njoftuar Sektori i Hetimeve Rajonale si dhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti “Incident zjarri”.,njoftoi togeri Shaqir Bytyçi./QendraPress/