·Oda Prizrenit /Chamber of Prizren-Pro tërhqjes së Trustit- Të shpenyohen vetëm në territorin e Kosovës
Ekonomia globale dita ditës po shënon ulje. Në disa vende ulja është më e ngadalshme edhe pse e sigurt, e në disa shtete rëniet vërehen më tepër.
Te ato shtete me ekonomi më të ngritur, popullata nuk ndikohet edhe aq shumë, se qeverisjet shtetërore përkujdesen që jeta e tyre të jetë sa më normale.
Të kthehemi tek ne!
Çmimet e produkteve esenciale kanë pësuar ngritje në mbi 100%, që nënkupton se shporta e qytetarit është zvogëluar për 50% dhe shteti ndihmon popullatën me 20% të një page mesatare. Siç thotë edhe Ministri i Financave, zr. Murati ditën që klasa punëtore i pranuan nga 100€, shitoret ishin të stërmbushura. Ndërsa nga një këndvështrim tjetër, sigurisht një ekonomist i pavarur do të thoshte, mjerë populli që po i mbush shitoret vetëm kur po pranon lëmoshë, pasi që në momentin kur po flasim me 100€ nuk mund të furnizohet as një rezervuar i plotë me karburant, në një moment kur vaji ka pësuar ngritje në mbi 80%, të mos flasim për bukën, perimet, shërbimet publike, e të tjera.
Si do të dukej një zgjidhje ideale?!
Tërheqja e trustit në sezonin veror padyshim do të ishte një veprim i rrezikshëm, sepse kapitali i tërhequr pa menduar fare në këto ditë të ngrohta, do të shpenzohej kryesisht në pushime verore nëpër shtetet fqinje. Dhe pas pushimeve i kthehemi vazhdës së vjetër, përveç se tani edhe kursimet do të ishin më të pakta.
Mirëpo nëse tërheqja e trustit do të bëhej në ndonjë formë tjetër, për shembull në formë të kuponave apo triskave të cilat do të mund të shpenzoheshin vetëm në Kosovë, kjo sigurisht do t’i ndihmonte amvisëritë, do ta ndihmonte biznesin lokal, ekonominë vendore e me radhë, ndërsa qytetari do të lirohej edhe nga ndonjë barrë e borxheve publike.
Sepse gjendja e jashtëzakonshme kërkon zgjidhje me masa të jashtëzakonshme./qendrapress.com/