𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬ë𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë𝐩ë𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐣𝐚 𝐧ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐞 𝐎𝐒𝐁𝐄-𝐧ë
Kryetari i komunës z. Shaqir Totaj, ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së, në Kosovë, Ambasadorin z. Michael Davenport dhe bashkëpunëtoret e tij.
Në takim u bisedua për gjendjen në të cilën ndodhet Komuna e Prizrenit momentalisht, projektet që janë planifikuar për zhvillimin e qytetit dhe objektivat e qarta të qeverisjes lokale aktuale. Komuna do angazhohet fuqishëm në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjen e komuniteteve të margjinalizuara në proceset e veprimit dhe vendimmarrjes.
Ambasadori Davenport, u njoftua nga kryetari, Totaj edhe për planin qeverisës, projektet që synohet të realizohen për transformimin e të gjitha fushave të jetës, në favor të interesit të përgjithshëm publik.
Po ashtu kryetari, Totaj theksoi gatishmërinë për mbështetjen e politikave me rëndësi të veçantë si barazia gjinore, të drejtat e komuniteteve joshumicë, siguria e qytetarëve dhe fuqizimi i demokracisë në vend.
Top of Form