𝗦𝗮𝗳𝗲𝘁 𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶 – 𝗠𝗲̈𝘀𝘂𝗲𝘀𝗶 𝗾𝗲̈ 𝘂 𝗯𝗲̈ 𝗞𝗼𝗺𝗮𝗻𝗱𝗮𝗻𝘁

Para se të merrte armën, mbante librin.
Para se të udhëhiqte luftëtarë, udhëhiqte nxënës.
Safet Gashi, mësues i Hasit nga Rogova e Hasit atdheun e mësoi fillimisht me fjalë – e pastaj e mbrojti me gjak.
Kur Kosova u vu në provë, ai nuk qëndroi pas katedrës. E la shkollën, por jo misionin. U vu në ballë të bijve të Hasit si Komandant i Brigadës 126 “Hasi”, duke e kthyer dijen në strategji dhe guximin në shembull.
Në Pashtrik e Cahan, në vijat më të rënda të frontit, ai ishte komandant dhe mësues njëkohësisht. Mësonte disiplinë, besë dhe dashuri për lirinë.
Brigada 126 “Hasi”, nën drejtimin e tij, u bë shtyllë e fortë e rezistencës dhe dëshmi se Hasit kurrë nuk i mungoi burrëria e mendja.
Safet Gashi mbetet simbol i rrallë:
mësues në paqe, komandant në luftë, shërbëtor i kombit.
Lavdi përjetësishtë!Marrë nga /#hasisot/