10 deputetë të Listës Serbe dorëzojnë dorëheqje të parevokueshme 
10 deputetë të Listës Serbe dorëzojnë dorëheqje të parevokueshme-
Lista Serbe sot i ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Njëmbëdhjetë deputetët e Listës Serbe kanë marrë këtë vendim si shenjë proteste ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës në raport me targat. “Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve që të mos braktisin institucionet e Kosovës, pasi në këtë mënyrë dobësojnë shërbimet për qytetarët. Sipas tij, përmes vendimit të Listës Serbe, Beogradi zyrtar dëshiron të destabilizojë situatën në Kosovë, mirëpo Kurti ka thënë se Serbia “nuk do t’ia dalë në këtë mënyrë”.