10 muaj s’i kishte kthyer përgjigje në e-mail, Abazi i kërkon llogari për politikë të jashtme Gërvallës 

“Për besë më shumë e shihni ju ministren e jashtme se sa unë që jam Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme”.Kështu ishte shprehur Haki Abazi, në njërën nga të premtet rutinore të tij të konferencave për media, para ca javësh, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Por, sot ishte një ditë ku Abazi e kishte përballë ministren e jashtme Donika Gërvalla gjatë një raportimi në Komisionin për Punë të Jashtme.

Pyetjen e tij, që më shumë ishte konstatim, ballë Gërvallës, Abazi e nisi me më substancialën e politikës së jashtme kosovare. “Kemi ngecje në njohje të reja dhe anëtarësime direkte në mekanizma ndërkombëtar siç është UNESCO, Interpolli”.

Por, edhe një pyetje tjetër, çfarë e përbëi boshtin e një “pyetje kritike” të Abazit, ishte se a kanë një strategji për “marrëdhënie me publikun” ngase, siç tha ai, kritika ndaj Ministrisë së Jashtme.

“Por, edhe për mungesën e sasisë së informacion për punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme”.

Departamenti për marrëdhënie me publikun, “do të duhej ta kryente këtë punë”, u shpreh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Gërvalla (s’)u përgjigj

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE