10 raste me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 10 raste të reja me COVID-19 .Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht numri i rasteve aktive është 184.
Njoftimi i IKSHPK-së:
17 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës. Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.848 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 .Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186.