10 vjet nga vrasja e Enver Zymberit, Krasniqi: Ai ra heroikisht në krye të detyrës, duke u bërë Hero i Kosovës së pavarur

0

10 vite më parë, pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, u vra nga strukturat ilegale serbe. Lidhur me këtë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se Enver Zymberi dhe kolegët e tij, gjatë aksionit në atë kohë, iu përgjigjën me nder dhe krenari thirrjes së shtetit për ta mbrojtur sovranitetin. “Dhjetë vjet më parë, polici Enver Zymberi dhe kolegët e tij iu përgjigjën me nder e krenari thirrjes së shtetit për të mbrojtur sovranitetin. Enveri ra heroikisht në krye të detyrës, duke u bërë Hero i Kosovës së pavarur. Lavdi e respekt përjetë veprës së tij”, shkroi Krasniqi në Facebook.Ndryshe, në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.Por, ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi. Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *