107 raste me koronavirus sot në Kosovë
107 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa nuk është raportuar për asnjë viktimë.
Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 4 të shëruar në 24 orët e fundit.Dje, janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.Aktualisht, numri i rasteve aktive është 740.
Njoftimi i plotë:
05 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës. Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 5.561 testime, 107 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082. Në total numri i rasteve aktive është 740