13 subjekte politike kanë aplikuar deri më tani për certifikim në KQZ
Sot deri në orën 18:00 është afati i fundit i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë.
Deri më tash kanë aplikuar 13 subjekte politike.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se bëhet fjalë për 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë.
“Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 13 subjekteve politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë”, tha Elezi.