14 vdekje si pasojë e COVID-19

0

Katërmbëdhjetë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë ditës së fundit.Numri i vdekjeve ka arritur në 1.447 që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar edhe 289 infeksione të reja me Coronavirus.

Në njëzetekatër orët e fundit janë shëruar 303 të infektuar.Ndërsa, totali i infeksioneve është 57.317, ndërsa i të shëruarve 50.487.Rastet aktive janë 5.383, njofton Insajderi. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 107 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 8 raste, Rahovec 8 raste, Viti 8 raste, Obiliq 5 raste, Klinë 4 raste, Suharekë 4 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *