14 viktima nga zjarri në Tetovë, nevojitet analizë e ADN-së për identifikimin e tyre

0

Krahas 5 prokurorëve publikë, tre nga Tetova dhe dy nga Shkupi, në Tetovë mbrëmë ka qëndruar edhe prokurori publik i Maqedonisë së Veriut i cili ka marrë pjesë në punimet e Shtabit të Krizës, njoftuan nga Prokuroria Publike.Në bashkëpunim me pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, siç thuhet në kumtesën e Prokurorisë, menjëherë ka filluar ekspertiza.“Prokurorët kanë dhënë urdhra për obduksion dhe identifikim të trupave të 14 të vdekurve në zjarr, kurse po hetohet nëse ka të vdekur të tjerë. Për disa nga të viktimat do të duhet analizë ADN që të vërtetohet identiteti i tyre. Sipas njohurive fillestare, mes të vdekurve nuk ka personel mjekësor. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët kanë marrë në pyetje të punësuarit në spitalin modular me qëllim të vërtetimit të pasojave të zjarrit. Në të njëjtën kohë është dhënë urdhër për sigurim të incizimeve nga video ekspertiza në dhe rreth objektit. Ekspertiza do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, kurse prokurorët publikë bashkë me ekspertët e MPB-së do t’i sigurojnë dëshmitë për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes tragjike”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.Aktualisht, numri i viktimave në Tetovë raportohet të ketë shkuar në 14.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *