151 pacientë me Covid-19 të shtrirë në spitalin e Prizrenit
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 1 mijë e 112 pacientë. 78 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas SHSKUK’së, në kuadër të klinikave COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 1122 pacientë. 1001 nga ta, janë të konfirmuar me COVID-19, 922 me oksigjeno-terapi dhe 78 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 415 pacientë, 415 të konfirmuar me COVID-19, 353 me okisgjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 697 pacientë, 586 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 569 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 101 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 105 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 33 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë Spitali i Prizrenit, 151 pacientë