16 marrëveshje pritet të nënshkruhen në mbledhjen mes Kosovës dhe Shqipërisë
Ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, foli në lidhje me detajet për takimin e nesërm mes dy qeverive, atë të Kosovës dhe Shqipërisë. Durmishi tregoi se deri më tani 16 marrëveshje janë në plan për tu nënshkruar mes dy kryeministrave, Albin Kurti dhe Edi Rama.“Çdo gjë është gati, mbledhja e dy qeverive mbahet nesër në Elbasan”, tha ambasadori. “Konsideroj se është i rëndësishëm për ecjen e mëtejme në zbatimin e programeve ligjeve dhe marrëveshjeve në të dy vendet”, tha Durmishi për takimin.“Agjenda parasheh që të ketë takime mes dy kryeministrave, udhëheqësve të kabineteve, ministrat e dikasterve do të takohen veç e veç dhe së bashku, ku edhe do të bëhet një vlerësim i dikastereve se sa janë zbatuar marrëveshjet”, ka thënë Durmishi në Klan.“Do të ketë një ceremoni që pasohet me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve”.