16-vjeçari shqiptar e dorëzon në polici kuletën me 6 mijë euro që e gjeti në rrugë: Dua t’i fitoj paratë me djersë 

                      16-vjeçari Erind Shkambaj nga Shkodra është bërë i njohur brenda disa orëve në rrjetet sociale pas gjestit të tij të pazakontë. Ai gjeti një portofol brenda të cilit kishte 6 mijë euro të cilin e dorëzoi në polici.Në emisioni Goodmorning Albanias ai tregoi se pasi e kishte gjetur në rrugë, kishte pritur 30 minuta në rrugë për të zotin e portofolit përpara se të shkonte në polici.Adoleshenti u shpreh se nuk kishte hezituar për asnjë moment t’i dorëzonte paratë, pasi siç tha familja e ka edukuar se e vetmja para që vlen është ajo që fitohet me djersë. “Atë lekë se kemi qejf si familje, kemi qejf vetëm lekun që vjen nga djersa jonë”, tha adoleshenti.Ai rrëfeu se kur kishte shkuar në polici të dorëzonte portofolin efektivët ishin shokuar nga gjesti dhe shuma e parave që gjendeshin brenda tij.Portofoli i përkiste një shtetasi italian i cili, i kishte ofruar 16-vjeçit një shpërblim prej 100 eurosh për gjestin fisnik./Euronews