17 shkurti 2008 data që është skalitur  në historinë e Kosovës.-Shkruan:Bashkim N.Hoxha analist politik

0

Data e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur tashmë është familjarizuar me  familjet tona. Na  kujtohet të gjithëve ajo ditë, na kujtohet të gjithëve ajo datë, na kujtohet të gjithëve ajo ngjarje – ndër më të shënuarat për kah rëndësia e historisë politike dhe kombëtare të shqiptareve në përgjithësi, historisë politike të Kosovës në veçanti. Kanë qenë momente të veçanta gëzimi. Personalisht  kam përjetuar dy momente ngazëllimi  të papërmbajtshëm, më 12 qershor 1999 dhe më 17 shkurt 2008. Vërtetë kanë qenë dy data për siç thuhet, të përshkuara me një triumfalizëm të theksuar, mirëpo  ka pasur edhe  momente të përziera e me ndjenja të forta dhimbjeje e mallëngjimi. Zemrat tona, emocionet tona, disponimi ynë …  seç përjetonin një ndërthurje ambivalente, të kuptueshme, krejtësisht natyrshëm.  Shokët tanë, bashkëluftëtarët tanë, të afërmit tanë, të njohurit tanë  … një numër syresh që e kishin konsumuar kohën më të madhe të jetës si veprimtarë të çështjes kombëtare e të  dergjur nëpër burgjet serbo-sllave dhe  kanë ndërruar jetë para se Kosova të çlirohej dhe pavarësohej, sa të tjerë  të vrarë e masakruar dhe zhdukur pa lënë gjurmë nga pushtuesit dhe prodhuesit e gjenocidit, sa të tjerë të rënë nëpër vijat e frontit si luftëtarë dhe luftëtare të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS në 3 luftërat çlirimtare të shqiptarëve,  sa të tjerë të vdekur e të vrarë dhe vetëvrarë para se Kosova të bëhej shtet siç ata e kanë ëndërruar dhe për të cilën janë angazhuar. Në të tilla evenimente lotët e gëzimit bëhen bashkë me lotët e dhimbjes dhe  mallëngjimit.   

 Kujtojmë ditën kur kuvendarët e Kosovës, qeveria, presidenca,  e me pjesëmarrjen e diplomacisë ndërkombëtare   në cilësinë e “vëzhguesve  të ftuar” u mblodhën më 17 shkurt të vitit 2008 për ta shpallur dhe bërë realitet, de-jure dhe de-fakto, vendin tonë shtet të pavarur dhe demokratik e me synime të qarta drejt  integrimeve  euro-atlantike dhe mekanizmat e tjerë relevantë ndërkombëtar.

U mblodhën për ta jetësuar idealin e shumë brezave, idealin e gjyshërve tanë, idealin e gjeneratave të tëra që sakrifikuan sa mundën për ta ndryshuar realitetin e rëndë të robërisë  drejtë realiteteve të reja drejt  lirisë  dhe pavarësisë sonë  kombëtare e qytetare. Luftërat shekullore të shqiptareve për t’i kundërshtuar vendimet famëkeqe të fuqive të mëdha që nga Kongresi i Berlinit e tutje, me  përpjekje dhe me angazhime të pandalshme sollën kurorëzimin më  17 shkurtin 2008.

Ushtria çlirimtare e Kosovës u bë subjekt i interesimit të kancelarive relevante ndërkombëtare. Qysh  nga fillimi i aktiviteteve të saja fillimisht klandestine, ngjeshjes së radhëve dhe shtrirjes në terren,  konsolidimit dhe marrjes formë si një ushtri e rregullt e me formacione të  shtabeve, nën-shtabeve, zonave operative, logjistikës, koordinimit, stafit diplomatik, të informacionit,  brigadave, batalioneve, kompanive, togjeve, skuadrave  e deri te njësitë më të vogla operacion-ale  … zë një vend të  merituar në këtë histori.   Pohimi se pa luftën e UÇK-së dher sakrificës së djemve dhe vajzave të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, vullnetarëve të kombeve të të tjera sado të paktë në numër, Konferencës së Rambjuesë e cili u bë për shkak të luftës në terrenin e Kosovës  nga ku zënë fill vendimet e opsionit për bombardime (luftë kundra Serbisë) të  aleancës Veri-Atlantike, për mendimin tim janë konstatime realiste që përkojnë  me ngjarjet  e asaj pjese të historisë. Ndaj, tamtamet nihiliste me qëllime të uljes së vlerave që mbart roli i UÇK-së  në historinë e çlirimit dhe të pavarësimit të Kosovës, janë antihistorike, jorealiste e për rrjedhojë kanë  prapavijë  të dëmshme  për rrjedhat e natyrshme të proceseve prosperuese dhe integrative të Kosovës.

Sot ne shënojmë 17 shkurtin, ditën e pavarësimit të Republikës së Kosovës. Natyrshëm kjo datë na kujton gëzueshëm  ditën  e për-bashkimit në njërën anë, ndërsa dëshpëruese, po aq dhe zhgënjyese është fakti se  drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtuesit e institucioneve  më me rëndësi të shtetit deri në nivel presidenti, kryeministri e kryetarë parlamenti e deputeti…. nën udhëheqjen e të cilëve u krijua shteti i Kosovës, ata   sot, gjenden prapa grilave.  Atyre, dhe mbarë procesit të Kosovës  është duke i’u bërë një padrejtësi e rëndë,  madje tejet e rëndë. . Drejtuesi i UÇK-se, përkatësisht drejtori politik dhe komandanti  i UÇK-se, kryeministri që e lkexoi deklaratën e shpalljes së  Kosovënshtet të pavarur dhe demokratik bashkë me të tjerët,  presidenti i Republikës së Kosovës,  mbahet i arrestuar mbi bazën e sajimeve, shpifjeve dhe thashethemeve… nga  mohuesit e saj  pjesës më të lavdishme të memories sonë   e historike  të Kosovës  prej se ajo ekziston si entitet në kuptimin historik, gjeografik,politik dhe social.  Që të mos bëhem i tepërt me zgjatje dhe për të mos përsëritur gjëra që thuhen çdo ditë, nga secili shqiptar. Nëpërmjet këtyre radhëve shfrytëzojë rastin t’iu urojë të gjithëve.

Shqiptar ngado që gjendeni, në veçanti asaj pjesës së Kosovës:

URIME 17 SHKURTIN, festën e  shpalljes së PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS! Duke shpresuar në bindjen tonë të patundshme, se, ATA,QË PO MBAHEN ATJE,  JANË TË PAFAJSHËM,  dhe, një ditë do të kthehen nga atje triumfues   si gjithmonë. Kësaj here  mbi  ngadhënjyes mbi  padrejtësinë  që po u bëhet nga organi i manipuluar i akuzës duke i mbajtur nën arrest mbi bazën e akuzave të trilluara e  me motive linçimi. /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *