17-vjeçari që u aksidentua me motoçikletë në Prizren, në gjendje të rëndë

                       I aksidentuari me motoçikletë në Prizren është në gjendje të rëndë.

Kështu për Klankosova.tv ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili bëri të ditur se i aksidentuari është dërguar në mjekim intensiv.

“Është transferuar në Mjekim Intensiv. Gjendja është e rëndë”, është shprehur Syla.

Ndërkaq, Klankosova.tv merr vesh se i aksidentuari me motoçikletë është i moshës 17-vjeçare.