18 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, konfirmohen edhe 2 mijë e 295 raste pozitive
18 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa janë konfirmuar edhe 2 mijë e 295 raste raste të reja pozitive.Ministria e Shëndetësisë përmes raportit 24 orësh bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se janë shëruar edhe 1 mijë e 183 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu bëhet e ditur se që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej 747.898 doza të vaksinës anti-COVID në të gjitha qytetet e Kosovës, teksa vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 16.862 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive me coronavirus ka shkuar në 24.939.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
26 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.
Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786.
Në total numri i rasteve aktive është 24.939.