18-vjeçarja nga Kosova pranohet në dy top universitete amerikane

Nxënësja nga Prishtina Era Thaçi ka arritur një tjetër sukses. Ajo është pranuar për studime në dy universitete amerikane me bursë të plotë dhe ka vendosur që të studiojë në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në kombinim me neuro-shkencën.Aplikimi në universitetet amerikane ka filluar që prej gushtit të vitit 2022, ku ajo ka treguar procedurat nëpër të cilat ka kaluar, duke u testuar në ese, dhe teste të standardizume.18-vjeçarja ka aplikuar në 7 universitete amerikane (4 prej tyre bëjnë pjesë në grupin ‘Ivy League Universities’) dhe është pranuar në dy prej tyre, në Universitetin e Princeton dhe Brown. Si rezultat, ajo ka treguar se cila është fusha që ka zgjedhur ta studiojë në Princeton.Më herët Era Thaçi ka vizituar NASA-n në vitin 2022. Po ashtu së shpejti ajo do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës, në Japoni.Në fund të klasës së nëntë, Era kishte filluar të interesohej për kodimin dhe mbajtjen e kurseve të ndryshme.  Me këtë rast i janë ofruar disa mundësi. Prej këtyre mundësive ajo ka veçuar vizitën në Amerikë, në Virginia Tech University dhe në Agjencinë amerikane të hapësirës – NASA. Ajo e ka përfaqësuar Kosovën së bashku me dy vajza tjera kosovare, në një vizitë një mujore në Amerikë, si pjesë e programit “Tech Girls“.