19 gazetarë u kërcënuan dhe sulmuan në Kosovë gjatë periudhës janar-shtator 2021
Gjatë periudhës janar-shtator 2021, 19 gazetarë ishin cak i sulmeve e kërcënimeve, të cilatraste i ka trajtuar Prokuroria e Themelore e Prishtinës.Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.Ulaj ka sqaruar se dhjetë nga këto raste janë zgjidhur ndërkaq të tjerat janë ende në proces. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë periudhës kohore Janar-Shtator 2021, ka pranuar gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, prej tyre dhjetë (10) janë zgjidhur, ndërsa të tjerat janë në proces”, tha Ulaj për Telegrafin.Ndërsa, që nga viti 2017 deri në vitin 2021 në Policinë e Kosovës janë raportuar 60 raste të cilësuara “Kanosje” dhe 16 të cilësuar si “Sulm”.Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës në një përgjigje për Telegrafin, ku kanë dhënë edhe detaje.Sipas këtyre të dhënave, Policia e Kosovës ka iniciuar dhe proceduar rastet ndaj gazetarëve si në vijim:
Në vitin 2017:
Për veprën penale “Kanosja” janë hapur-15 raste,
- Pesë raste i janë referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë,
- Tetë raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur dhe
- Dy raste kundër kryerësve të pa njohur.
Raste për veprën penale “Sulmi”-6 raste,
- Katër raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur,
- Një rast me raport të veçantë dhe
- Një rast kundër kryerësve të pa njohur.
Në vitin 2018:
Raste për veprën penale “Kanosja”-10 raste,