2 mijë euro gjobë për mërgimtarin që e kanosi Avdullah Hotin, “iu gjunjëzua” për falje sot në gjykatë
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2023/08/kanosja-600x360-1-1.webp)
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 2 mijë euro gjobë mërgimtarin nga Gjermania, Reshat Sadikun i cili kishte kanosur ish-kryeministrin, Avdullah Hoti në rrjetin social “Facebook”. Një gjë e tillë është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, nga zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.Fillimisht, sipas aktgjykimit ndaj të akuzuarit u shqiptua dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 muajve, mirëpo me pëlqimin e të njëjtit dënimi me burgim iu zëvendësua me dënim me gjobë në shumë prej 2 mijë euro.Me të dalë para gjykatës, sot, mërgimtari u afrua pranë deputetit Hoti, duke i thënë se i “gjunjëzohet, por që probleme të tilla s’ka pasur asnjëherë”.“Kam kontribu shumë, tash më ndodhi kjo. Me të vërtetë gjunjëzohem para jush, se nuk jam njeri i tillë, kurrë në gjyq s’jam kanë as kurrë këso probleme s’kam pas”, tha ai në gjykatë.Ndryshe, dënimin më gjobë i akuzuari obligohet që ta paguajë në dy këste në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.Sipas aktgjykimit, nëse i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë dënimin e shqiptuar me gjobë, gjykata dënimin me gjobë ia zëvendëson më dënim me burgim, dukë iu llogaritur shuma prej 20 euro për një ditë burgimi.I njëjti obligohet që të paguajë edhe shpenzimet procedurale aq sa do të llogaritën nga gjykata, si dhe shumën prej 20 euro për paushallin gjyqësorë, e 20 euro tjera për fondin e kompensimit te viktimave të krimit.