21 herë pa rezultat – Kuvendi mbetet i bllokuar

Ngërçi politik në Kuvendin e Kosovës vazhdon. Edhe përpjekja e 21-të për ta konstituuar legjislaturën e re ka përfunduar pa sukses. Në seancën e sotme (e diele) ishin të pranishëm 90 deputetë, ndërsa në votim për krijimin e komisionit për votim të fshehtë për kryeparlamentarin morën pjesë 54 deputetë – 53 votuan për, 1 kundër, dhe nuk pati asnjë abstenim. Megjithatë, votat nuk ishin të mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit/es së Kuvendit. Seanca është ndërprerë nga kryesuesi, dhe është caktuar të vazhdojë më 27 maj nga ora 11:00. Deputetët janë betuar më 15 prill, por për shkak të mungesës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve Kuvendi ende nuk është konstituuar.