21 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e shpallur nga UNESCO festohet më 21 shkurt të çdo viti.
Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë. Një nga dokumentet e UNESCO-s (viti 1970) thotë: “Gjuha amtare shënjon rrugën e qenies njerëzore dhe përmes saj, njeriu hyn në shoqëri, bën kulturën e grupit të cilit i takon dhe vendos bazat për zhvillimin e aftësive intelektuale”.
Sot njihen rreth 8324 gjuhë, shumë prej të cilave janë në rrezik të zhdukjes për shkak të globalizimit dhe ndryshimeve shoqërore. Sigurimi që sistemet arsimore mbështesin të drejtën për të mësuar në gjuhën amtare është thelbësore për përmirësimin e rezultateve të nxënit, pasi studentët që mësohen në një gjuhë që ata e kuptojnë plotësisht tregojnë aftësi më të mira të të kuptuarit, angazhimit dhe të menduarit kritik. Çdo dy javë një gjuhë zhduket, duke marrë me vete një trashëgimi të tërë kulturore dhe intelektuale. UNESCO vlerëson se vetëm disa qindra gjuhëve u është dhënë vërtet një vend në sistemet arsimore dhe në domenin publik, dhe më pak se njëqind përdoren në botën digjitale.