21 vite nga vrasja e bashkëluftëtarit dhe mikut Ekrem Rexha-Drini! Shkruan;Zafir Berisha, ish kom i UÇK-së.

0

Në mëngjesin e dt 08.05.2000 ende pa u bërë një vit që ishte kryer lufta, para shtëpisë tij në mënyrë qyqare vritet bashkëluftëtari Ekrem Rexha-Drini.

Vrasja e Kom .Drinit nuk ishte humbje vetëm për familjen dhe shokët e luftës por ishte humbje për Prizrenin, Kosovën dhe perspektivën evropiane të vendit tonë!

Në kulmin e luftës për liri nga UÇK-së kundër okupatorit serbo-sllavë dhe argatëve të tyre, Ekrem Rexhaj-Drini ju përgjegjë thirrjes së atdheut, duke ju bashkuar radhëve të UÇK-së në Vërri të Prizrenit nga mesi i korrikut të vitit 1998 me sugjerim të SH.P. UÇK-së, ku edhe ushtroj detyra shumë të rëndësishme në organizim dhe mobilizim të njësive të UÇK-së.

Ekrem Rexha-Drini gjatë luftës muar pjesë në shumë beteja për liri, ku ishte edhe i plagosur, por i pa nënshtrim duke ushtruar shumë detyra të rëndësishme si kom. i Br-125 ,Kom i ZOP të UÇK-së, anëtarë i SH.P- UÇK-së…

Në luftën titanike për lirinë e Kosovës u bënë shumë beteja dhe aksione kundër okupatorit serbë, deri më 12 qershor 1999 kur me ndihmën edhe të forcave të NATO-së ndodhi çlirimin i Prizrenit dhe Kosovës ku Drini kishte rolë të veçantë për t’i dhënë fund sundimit sllavë në tokat tona.

Do të jetë i paharruar kujtimi për Drinin.

Zafa

P.S: Foto e bërë me 02.09.1999 në fsh.Jeshkovë pranë shtëpisë ku ka qenë selia e shtabit të Br.125 gjatë vitit 1998.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *