21 VJET NGA FORMIMI I PDK-SË
Kanë kaluar 21 vjet që nga formimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK
Më 10 tetor të vitit 1999 është formuar kjo parti që nga themelimi ka pasur kryetar Hashim Thaçin, i cili tani është president i Kosovës.
Pasi që Kushtetuta nuk lejon mbajtjen njëkohësisht të postit të presidentit dhe të kryetarit të partisë, Thaçi dha dorëheqje nga funksionet e tij në këtë subjekt politik.
Pas kësaj, PDK ka mbajtur Kuvendin zgjedhor ku për kryetar ka zgjedhur Kadri Veselin.
Organ ekzekutiv i PDK-së është Kryesia, e cila zgjidhet nga Këshilli Drejtues.
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur historinë e saj qeverisëse nga viti 2001-2004, atëherë kur u zgjodh kryeministër Bajram Rexhepi bashkë me dy ministra nga kjo parti.
Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, PDK-ja konfirmohet si forca e parë politike në vend.
PDK në zgjedhjet e mbajtura një vit më parë, u radhit e treta, në të cilin vend bie për herë të parë në historinë e saj.