22-vjeçari deçanas vdes në aksident, kryetari Ramosaj: I tronditur nga lajmi, ndajmë dhimbjen me familjarët
Një 22-vjeçar ka humbur jetën nga një vetaksident në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit. Siç ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, bëhet fjalë për Egzon Vishaj nga fshati Beleg, shkruan Reporteri.net.Ramosaj i ka shprehur ngushëllime familjarit të të aksidentuarit. “Në këto momente të rënda për familjen Vishaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen”, shkruan kryetari.Në këtë aksident kanë mbetur edhe tre të tjerë të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.Ata po trajtohen në kujdesin intensiv. /Reporteri.net/.