22 vjet nga Masakra në Pastasellë të Rahovecit, Haradinaj: Dora barbare nuk i kurseu as të miturit

0

                     Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot masakrën në Pastasellën e Rahovecit, ndërsa theksoi se dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë.Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se do të jenë përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojnë.“Përgjithmonë në kujtesën tonë!Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan njëzetedy vite më parë në Pastasel. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë.Barbarët shkuan me turp e ne qëndrojmë në Atdheun tonë! Me dhembje e krenari! Në liri! Duke kërkuar ata që ende nuk janë riatdhesuar. Duke kërkuar drejtësinë për ta!Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë”, shkruan Haradinaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *