22 vjet nga pritjet e nënës Ferdonije

0

“Ka mundur të bëhet më mirë, por uroj tash të bëhet edhe më mirë”, është deklarata që nëna Ferdonije Qerkezi ka thënë në 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s.Ajo ka kujtuar momentin e bombardimeve duke treguar se fillimisht ishte shpresa se do të shpëtojnë.“Më 24 mars kemi qenë në shtëpi. Bombardimet ishin në orën 8 të mbrëmjes. Familjarisht ishim brenda. Kemi pritur me padurim lajmet kur lajmëruan që NATO po bombardon dhe po shpëtojmë. Në ato bomba shumë shpëtuan, por për fat të keq familja ime e pësoi dhe 24 marsin e gjeti në shtëpi”, ka thënë ajo në emisionin “Sot” në Ktv.Duke folur për pritjet e saj për gjetjen e të zhdukurve, Qerkezi, që ka humbur bashkëshortin dhe katër djemtë, ka thënë se institucionet e Kosovës deri tash “kanë punuar sa kanë mundur”.Për Qeverinë e re ajo ka thënë se pret që të punojë edhe më shumë për të gjetur trupat e të zhdukurve.Se a është Kosova si është paramenduar kur nisën bombardimet, Qerkezi ka thënë se “jo, por nuk është keq”.Bombardimet e NATO-s kishin nisur më 24 mars 1999 dhe zgjatën për 78 ditë, deri më 10 qershor të atij viti. NATO-ja kishte nisur intervenimin për të ndalur luftën në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *