23 vite më parë/ kthimi në kohë!-Shkruan Zafir Berisha
28 shkurti 1998, fillimi i fundit të okupimit serb në Kosovë.
Në mëngjesin e hershëm të 28 shkurtit 1998, forcat serbe kishin sulmuar njësitet e UҪK-së në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, pikërisht atë ditë e kishin rrethuar edhe lagjen Tusuz në Prizren, me ç’rast forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe arrestuan disa nga krerët e njësitit të parë të UҪK-së në Prizren, në mesin e të cilëve edhe Heroin e Kombit Xhevat Berisha.
Në mëngjesit e hershëm të asaj date, përmes telefonit u njoftova nga një antarë i SH.P të UÇK-së për zhvillimet në Kosovë por edhe në lagjen Tusuz të Prizrenit, përmes lidhjeve tē veçanta u lidha me Tusuzin ku u njoftova për gjithë atë që po ndodhte, bastisje, arrestime dhe rrethimin e hekurt të forcave të okupatorit serbë!
Arrestimi i Xhevatit me shokë, ishte goditje e madhe për organizimin e UҪK-së, në këtë pjesë të Kosovës, mirëpo pavarësisht kësaj goditje rrita e UÇK-së nuk u ndalua, përkundrazi ajo shpërtheu si një vullkan, “llava” e të cilit ngriti në këmbë gjithë ata në damarët e të cilëve rrjedhke gjak shqiptari të cilët me çdo mjetë ju kundërvuan regjimit gjenocidal të Serbisë dhe argatëve të saj.
Me 28 shkurt 1998 filloj fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë e cila me gjakun e mijëra luftëtarëve të UÇK-së dhe martirizimin e fëmijëve, grave, burrave dhe pleqve e sollën lirin e Kosovës.