24-orëshi i Prokurorisë së Prizrenit: Ndalime, paraburgime dhe aktakuza

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndërmarrë veprime konkrete në funksion të ndjekjes penale. Me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë një person i dyshuar, ndërsa janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të ndryshëm, në tri raste të ndara.

Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur nëntë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.