249 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, ndryshon edhe kategorizimi i komunave

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Kosova ka shënuar rënie të lakores së infeksionit në ditët e fundit.


Zemaj ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, nga 1,048 mostra sa janë testuar gjithsej, 249 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, gjersa betejën e kanë fituar 538 të tjerë, shkruan Reporteri.net.

Zemaj, është shprehur se kategorizimi i komunave do të vazhdojë, gjersa ka njoftuar se në zonën  e kuqe këtë javë janë vetëm 8 komuna.

Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku janë komunat që aktualisht ndodhen në zonën e kuqe.

Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.

Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *