25-vjetori i Masakrës së Reçakut, kjo është agjenda e Osmanit për nesër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, nesër do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Këto homazhe, Osmani do t’i bëjë me fillim nga ora 08:30.
Pas homazheve, duke filluar nga ora 09:30, presidentja Osmani do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore, në 25 vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Në masakrën e Reçakut, më 15 janar 1999 u vranë 45 shqiptarë nga me 15 janar 1999.
Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe.
Serbia refuzon të ketë kryer këtë masakër.