26-vjeçari nga Kosova i fiton 500 mijë euro në llotari në Itali, tiketën e bleu veç 5 euro

    26-vjeçari nga Malisheva, Albin Kryeziu, i cili jeton në Treviso të Italisë, ka fituar llotarinë prej 500 mijë euro atje.

Ai arriti që përmes një bilete të llotarisë që e bleu 5 euro, t’i fitoj hiç më pak se 500 mijë euro.

Ngjarja ndodhi në Itali, teksa rasti u bë sensacion në mediat atje.

Albini në një ditë të zakonshme punë, bashkë edhe me vëllait dhe kolegët e tjerë ishte ndalur në dyqan për të marrë kafe dhe e provoi fatin, pa i shkuar mendja atij se mund të ishte pikërisht fituesi.

Ai u shpreh tejet i lumtur me këtë rast.

“Sinqerisht nuk e prisja. Sapo isha kthyer nga puna dhe po shkoja në shtëpi – e për ta humbur kohën në kafene bleva një tiketë gërvishtëse për të luajtur. Kur pashë shumën kërkova më shumë informacione në dyqan dhe u konfirmua se kisha fituar”, tha Kryeziu.

Kryeziu u shpreh se do të vazhdojë të punojë si zakonisht, por se këto para janë të mirëseardhura.