27 vjet më parë!rikujtojnë- Unioni i studentëve të SHLP ” Xhevdet Doda” në Prizren

Ishte 23 maji i vitit 1998 kur zëri ynë studentor, që kërkonte të drejtën për arsim dhe liri, u përball me dhunën dhe represionin e pushtetit okupues. U arrestuam dhe u burgosëm për veprimtarinë tonë paqësore, por të vendosur, për të mbrojtur të drejtat tona dhe për të mos u nënshtruar përballë padrejtësisë.
Në kushte okupimi, kur çdo zë kundërshtues shtypej me dhunë, Unioni i studentëve të SHLP ” Xhevdet Doda” në Prizren u bë zëri i rezistencës paqësore. Studentët nuk u përkulën përballë represionit, por u bënë frymëzim për breza të tërë.
Nuk ishte e lehtë, por idealet tona për një Kosovë të lirë dhe demokratike na dhanë forcë. Sot, pas 27 vitesh, e kujtojmë atë kohë me krenari dhe respekt të thellë për të gjithë ata që ndanë rrugën e rezistencës dhe sakrificës me ne. Leonora Morina, Behare Tafallari, Jehona Krasniqi, Bylbyl Duraku, Nijazi Kryeziu, Haçif Ilazi, Sherif Ilazi, Derfrim Rifaj, Sejdi Bellanica.marrë nga/FB/