28 NËNTORI –Nga Lendira BERISHA

Gërsheton një vistër ngjarjesh, brez pas brezi, si muaji historik i shqiptarëve. Pikënisjen e ka në Krujë, aty ku Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngriti flamurin kombëtar. Për të vazhduar me Ismail Qemalin, i cili ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, që përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Dalja publike e UÇK-së, në skenë, më 28 nëntor 1997, pikërisht në ditëlindjen e heroit legjendar, Adem Jashari, si piedestal, përbën nëntorin e tretë, jo vetëm në pikëpamje ngjashmërie, por në brendinë e një përmbajtjeje faktike dhe vizionare, të riciklimeve shekullore historike. Pavarësia e Kosovës, ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftrave të përgjakshme të shqiptarëve, për të mbrojtur atdheun, dhe për t’i dhënë fund armiqësive në Ballkan. Miq të dashur, gëzuar festa e Flamurit!