30 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, konfirmohen edhe 685 raste të reja
30 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa janë konfirmuar dhe 685 raste të reja pozitive. Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1 mijë e 384 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2, shkruan Reporteri.net. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej 995 mijë e 930 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa në 24 orët e fundit janë vaksinuar 20 mijë e 646 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 19 mijë e 923.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
10 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314. Në total numri i rasteve aktive është 19.923.