32 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, konfirmohen 1 mijë e 612 raste të reja

0

                               32 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa janë konfirmuar edhe 1 mijë e 612 raste të reja pozitive. Ministria e Shëndetësisë përmes raportit 24 orësh bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se janë shëruar edhe 2 mijë e 460 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2, shkruan Reporteri.net.Po ashtu bëhet e ditur se që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej 862.224 doza të vaksinës anti-COVID në të gjitha qytetet e Kosovës, teksa vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 20.618 qytetarë.Në total numri i rasteve aktive me coronavirus ka shkuar në 26.524.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

02 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471. Në total numri i rasteve aktive është 26.524.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *