Fillim vit i mbarë për Prizrenin pasi u arrit marrëveshja për projektin e madh të cilin do ta shijojnë të gjithë, pa dallim moshe. Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, përfaqësuar nga Fisnik Reçica, nënshkruan sot marrëveshje tri palëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit. Ky projekt do të ndikoj në turizëm, rrjedhimisht, në zhvillimin ekonomik të Komunës së Prizrenit, në kuadër të zhvillimit të produkteve turistike si një ndër atraksionet kyçe të Komunës.
Kalaja e Prizreni, përveç një margaritar i trashëgimisë kulturore, ofron një pamje të jashtëzakonshme të Kryeqytetit Historik të Kosovës. Bënë të ditur kabineti i kryetarit Totaj.përcjellë, Teleferiku është projekt i mëhershëm i kësaj komune. Mirëpo qeveria e Haskukës pa asnjë arsyetim e pati anuluar. /QendraPress.com/