4 të vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë, mbi 600 raste të reja
643 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa është raportuar edhe për 4 të vdekur.Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 2.028 të shëruar në 24 orët e fundit.Dje janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19. Aktualisht numri i rasteve aktive është 14.639
Njoftimi i plotë: 12 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës.
Deri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 4.043 testime, 643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632.
Në total numri i rasteve aktive është 14.639