“400 mijë të punësuar aktivë falë politikave të qeverisë së tij”- opozita konteston shifrat e Kurtit, e quan “manipulator e gënjeshtar”

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se për herë të parë ekonomia kosovare i ka të regjistruara 400.000 pozicione të fuqisë punëtore.Ai shkroi në Twitter se ky është tregues i fortë i suksesit “të politikave tona të punës”.Sipas kryeministrit, ky këto politika ndihmuan gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe pjesëtarët e tjerë të fuqisë punëtorë.  “Për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive. Ky është një tregues i fortë i suksesit të politikave tona dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrëse të suksesshme në fuqinë punëtore”, ka shkruar Kurti.