41 raste të reja pozitive nga 654 testime të bëra në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën edhe 2 pacientë të infektuar me coronavirus, ndërsa janë shëruar 73 të tjerë.
Po ashtu janë konfirmuar edhe 41 raste të reja pozitive nga 654 testime të bëra,
Më së shumti raste të reja janë shënuar në komunën e Prishtinës, gjithsej 11 sosh.
Ndërsa rastet tjera pozitive vijnë nga: komuna Gjilan 9 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.